Erdogan: Në Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë morën pjesë 45 vende

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në Afrikë nuk kanë lënë derë miku pa trokitur, nuk kanë lënë shpirt pa i fashuar plagët, nuk ka mbetur dhe nuk do të mbesë vend pa bashkëpunuar.

1723780
Erdogan: Në Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë morën pjesë 45 vende
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Bölgesel Finans Konferansı 02.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se në Afrikë nuk kanë lënë derë miku pa trokitur, nuk kanë lënë shpirt pa i fashuar plagët, nuk ka mbetur dhe nuk do të mbesë vend pa bashkëpunuar.

Erdogan postoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale vlerësimet në lidhje me Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë.

Presidenti Erdogan në postimin e tij, shkroi: "Shpresoj që Forumi i Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë, të cilin e mbajtëm për herë të tretë sot (dje), do të sjellë fat të mirë për vendet tona. Në Afrikë ne nuk kemi lënë derë miku pa trokitur, nuk kemi lënë shpirt pa i fashuar plagët, nuk ka mbetur dhe nuk do të mbesë vend pa bashkëpunuar.”

Duke përfshirë një infografik (tablo) në postimin e tij, Erdogan deklaroi se në Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë, ku ai mbajti edhe një fjalim, morën pjesë 45 vende.

Erdogan theksoi se Afrika, në tregtinë e Turqisë me botën, zë vend me 6.5 për qind.

Duke theksuar se në kuadër të forumit u mbajtën panele për Zonën e Tregtisë së Lirë të Afrikës, investimet, inovacionin, bankat, shëndetin dhe lidershipin e grave, Erdogan shkroi: "U mbajtën takime të G2B, të cilat mblodhën zyrtarë të vendeve afrikane dhe njerëz të biznesit, dhe takime B2B, të cilat mblodhën përfaqësues të sektorit privat. U zhvillua edhe një takim ministror me temë "Thellimi i Partneritetit Turqi-Afrikë: Tregti, Investim, Teknologji dhe Logjistikë”.

 


Lajme të ngjashme