Akar: Kanë filluar punimet teknike për marrjen e avionëve luftarakë F-16

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se ka filluar puna teknike për sigurimin e avionëve luftarak F-16 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1723818
Akar: Kanë filluar punimet teknike për marrjen e avionëve luftarakë F-16

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se ka filluar puna teknike për sigurimin e avionëve luftarak F-16 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hulusi Akar i cili ndodhej në Shtabin e NATO-s në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës, ku shkoi për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, u takua me gazetarët në Përfaqësinë e Përhershme të Turqisë në NATO.

Duke theksuar se ka filluar puna teknike për furnizimin me F-16 nga SHBA-ja, Akar tha: “Ne po ndjekim procesin. Forcimi i Forcave të Armatosura Turke (TSK) do të thotë gjithashtu forcimi i mbrojtjes së NATO-s”.

Ministri Akar tha se kanë shkëmbyer mendime për mbrojtjen dhe sigurinë përmes takimeve të shkurtra me ministrat e Mbrojtjes së Britanisë, SHBA-së, Greqisë, Spanjës, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë, Italisë, Sllovenisë, Letonisë dhe Bullgarisë në selinë e NATO-s dhe shtoi: “Në varësi të këtyre bisedimeve, ne do të vazhdojmë punën tonë në ditët në vijim.”

Kurse për zhvillimet në rajonin e Idlibit të Sirisë, Akar tha: "Prania jonë atje është e rëndësishme. Prania jonë atje parandalon masakrat e regjimit. Parandalimi i kësaj, ndalon gjithashtu valën e emigrimit dhe radikalizimit."

Ministri Akar, në lidhje me sulmet e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG që kanë ndodhur në veri të Sirisë kohët e fundit, tha: "Ne i ndjekim ngjarjet me shumë vëmendje. Kur të vijë koha dhe vendi, bëhet ajo që është e nevojshme."

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar lidhur me problemet e përjetuara me Greqinë në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro ritheksoi se Turqia është në favor të zgjidhjes së problemeve përmes dialogut në kuadër të fqinjësisë së mirë.

Duke rikujtuar se pati një takim me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopulos, në Shtabin e NATO-s, ministri Akar vuri në dukje se ky ishte një takim pozitiv dhe konstruktiv dhe pritet që rezultatet pozitive të këtij takimi të shihen në periudhën në vijim.

Kurse pyetjes lidhur me garën e armatimeve në të cilën hyri Greqia kohët e fundit, Akar reagoi duke thënë: "Ata thonë: "Kjo nuk është kundër Turqisë". Atëherë kundër kujt?"

 


Lajme të ngjashme