Turqia dhe Këshilli Turk premtojnë ndihmë vaksinash për shtetet afrikane

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri me dije të premten se bashkë me anëtarët e Këshillit Turk, nën udhëheqjen e Turqisë, do të ofrojnë ndihmë vaksinash për vendet afrikane.

1723727
Turqia dhe Këshilli Turk premtojnë ndihmë vaksinash për shtetet afrikane

Erdogani mori pjesë në Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë, mbajtur në Qendrën e Kongreseve të Stambollit.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e vendit të tij me shtetet afrikane, kreu i shtetit turk u shpreh me këto fjalë: “Unë besoj se lidhjet e sinqerta mes nesh do të forcohen edhe më shumë gjatë periudhës në vijim. Vlera e investimeve tona në mbarë kontinentin ka kaluar 6 miliardë dollarë. Tregtia jonë me rajonin u rrit në 25,3 miliardë dollarë në fund të vitit 2020. Synimi ynë është ta çojmë këtë fillimisht në 50 miliardë dollarë dhe më pas në 75 miliardë dollarë.”

Në vijim, Erdogani vuri në pah se popujt afrikanë u lanë vetëm përballë një krize të madhe shëndetësore dhe ata nuk arritën të sigurojnë asnjë kontribut që mund t'i ndihmonte në luftën e tyre kundër pandemisë.

Me udhëheqjen e Turqisë - potencoi ai - ne gjithashtu do të ofrojmë ndihmë vaksine për vendet e kontinentit së bashku me anëtarët e Këshillit Turk.

Ai rikujtoi se në mesin e shteteve që Turqia ka mbështetur me pajisje e furnizime mjekësore, janë edhe 44 vende afrikane.

“Ndërsa dhimbjet që po jetojmë janë sheshit, ne nuk e shohim të drejtë që t'i qasemi çështjes së vaksinës thjesht mbi bazat e interesave materiale dhe fitimit”, vlerësoi Presidenti Erdogan mes të tjerash.



Lajme të ngjashme