Operacioni i Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare, neutralizohet 3 terroristë

Ky operacion i MIT-it ishte operacioni i parë në Kirkuk, 170 kilometra në thellësi të kufirit.

1723670
Operacioni i Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare, neutralizohet 3 terroristë

Në operacionin që është kryer nga Agjencia e Inteligjencës Kombëtare (MIT) në zonën rurale të Kirkukut në veri të Irakut, 170 kilomtra brenda kufirit Turqi-Irak, janë neutralizuar gjithsej 3 terroristë, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK, njëra prej tyre Shilan Guyi me pseudonim Taybet Bilen, e ashtuquajtur udhëheqëse e organizatës terroriste dhe dy shoqëruesit e saj.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, Bilen, i cila ishte përcaktuar si përgjegjëse për femrat terroriste në Gara, është ndjekur nga MIT-i.

Bilen u neutralizua së bashku me 2 terroristë të tjerë në një operacion në zonën rurale në Kirkuk.

Ky operacion i MIT-it ishte operacioni i parë në Kirkuk, 170 kilometra në thellësi të kufirit.



Lajme të ngjashme