Onal: Turqia do të qëndrojë pranë qeverisë së Tripolit për stabilizimin e Libisë

Zëvendësministri i Jashtëm turk, Sadat Onal tha se Turqia do të qëndrojë pranë qeverisë së Tripolit për stabilizimin e Libisë.

1723722
Onal: Turqia do të qëndrojë pranë qeverisë së Tripolit për stabilizimin e Libisë

Zëvendësministri i Jashtëm turk, Sadat Onal tha se Turqia do të qëndrojë pranë qeverisë së Tripolit për stabilizimin e Libisë.

Në fjalimin e tij në "Konferencën për Mbështetjen e Stabilitetit në Libi" të mbajtur dje (e enjte) në Tripoli, kryeqyteti i Libisë, Sedat Onal bëri vlerësime në lidhje me procesin politik në Libi, stabilitetin e përhershëm dhe ndërtimin e paqes.

Duke theksuar mbështetjen e fortë të Turqisë për sigurinë dhe stabilitetin e Libisë, Önal vuri në dukje rëndësinë e avancimit të procesit politik me pjesëmarrjen e të gjithë libianëve.

Ai tha se Qeveria e Pajtimit Kombëtar ka ende nevojë për mbështetje për të shtrirë autoritetin e saj në të gjithë vendin, për të ofruar shërbime publike dhe për të konsoliduar institucionet qeveritare.

“Para së gjithash ne duhet të ndihmojmë në forcimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar”, tha Onal.

Duke theksuar se zgjedhjet duhet të mbahen në kohë, Onal vuri në dukje se qëllimi kryesor është që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë, të drejtë dhe të besueshme në përputhje me Marrëveshjen Politike Libiane (Suheyrat) dhe të sigurohet që rezultatet të jenë të pranueshme për të gjithë.

Gjithashtu ai bëri të ditur se qëndrimin e Turqisë për tërheqjen e mercenarëve dhe luftëtarëve të huaj nga Libia njihet mirë nga të gjithë, zëvendësministri i Jashtëm tha se të gjitha palët duhet të respektojnë legjitimitetin në Libi.

Onal theksoi se libianët kanë dëshmuar se kanë guximin dhe vendosmërinë për të stabilizuar vendin e tyre dhe për ta bërë procesin politik të zbatueshëm.

“Turqia do të jetë me Libinë në këtë udhëtim”, tha Zëvendësministri i Jashtëm turk, Sadat Onal.



Lajme të ngjashme