Nënshkruhen dy marrëveshje të reja mes Turqisë dhe Koresë së Jugut

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu nënshkroi dy marrëveshje të reja me Ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Chung Eui Yong.

1723517

Çavusoglu, i cili ndodhet në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut për të zhvilluar takime të ndryshme, u takua me homologun e tij koreanojugor Chung Eui Yong dhe zhvilloi edhe një takim mes delegacioneve.

Pas takimit, ministrat e jashtëm të dy vendeve nënshkruan Marrëveshjet e përditësuara të Tatimit të Dyfishtë dhe të Bashkëpunimit në Fushat e Shkencës dhe Teknologjisë.

Më pas Mevlut Çavusoglu u prit në takim nga kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Boo-kyum.

Çavusoglu u takua gjithashtu me ish-sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, koreanojugorin, Ban Ki-Moon.

Lajme të ngjashme