Ministri i Brendshëm: Numri i terroristëve të PKK-së në Turqi më pak se 180

"Tani numri i terroristëve të PKK-së në Turqi kanë rënë nën 180. Këtu po bëhet një përpjekje e madhe",- tha ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu në një deklaratë që bëri të premten në Ankara.

1723724
Ministri i Brendshëm: Numri i terroristëve të PKK-së në Turqi më pak se 180

Në një deklaratë që bëri në kryeqytetin e vendit, Ankara, ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) foli edhe për çështjen e luftës kundër terrorizmit.

"A e mbështet Perëndimi organizatën terroriste? Në pamje të parë duket sikur nuk e mbështet atë, por shumë vende, përfshirë SHBA-të dhe Francën e mbështesin organizatën terroriste PKK/PYD me mijëra kamionë me materiale, me shtabet që i ngrenë asaj, duke e furnizuar organizatën me armë të reja. (...) Ne kemi kapur katër raketa tip “AT-4” në 10 ditët e fundit. Këto raketa mund të rrëzojnë helikopterët, shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë përballë”,- u shpreh ministri Sojllu.

Duke folur për vizitën dhe inspektimet e tij në Tunxheli (Tunceli), ministri Sojllu deklaroi se në fund të vitit 2016 në atë zonë kishte 570 terroristë, kurse tani ky numër është 21.

"Numri i terroristëve në Turqi ka rënë nën 180. Këtu po bëhet një përpjekje e madhe",- tha Soylu, duke shtuar se numri i personave që i janë bashkuar organizatës terroriste këtë vit është 46.

 


Lajme të ngjashme