Ersin Tatar: Përpjekja e turqve qipriotë është përpjekja e Botës Turke

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar vuri në dukje rëndësinë e rolit të Këshillit Turk dhe unitetit dhe solidaritetit të Botës Turke.

1723750
Ersin Tatar: Përpjekja e turqve qipriotë është përpjekja e Botës Turke

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) është përfaqësuesja e botës turke në Mesdheun Lindor. Përpjekja që po bëjnë turqit qipriotë është edhe për të ardhmen dhe sigurinë e tyre, por njëherësh është edhe “një përpjekje e Botës Turke”. 

Kështu deklaroi Presidenti i RTQV-së, Ersin Tatar të premten në fjalën që mbajti në hapjen e Forumit Mediatik të Këshillit Turk [Këshilli i Bashkëpunimit i Shteteve Turqishtfolëse – CCTS] me temë: "E shkuar e rrënjosur, e ardhme e fortë", i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë.

Në fjalën e tij Tatar theksoi rëndësinë e rolit të Këshillit Turk dhe të unitetit dhe solidaritetit e Botës Turke.

"Aktualisht, ne jemi përfaqësuesit e Botës Turke në Mesdheun Lindor”,- tha lideri turkoqipriot, ndërsa shtoi se ata po rezistojnë kundër ‘atyre që duan ta zhdukin popullin turk të Qipros atë nën pretekstin e një konflikti qytetërimesh’ në Mesdheun Lindor.

Pasi theksoi se RTQV vazhdon të ekzistojë falë mbështetjes së Turqisë, Tatar e vijoi kështu fjalën e tij: “Ajo çfarë ne dëshirojmë dhe kërkojmë është ruajtja e paqes për të bërë të mundur një marrëveshje në Qipro. Dhe për këtë ka nevojë për një marrëveshje mes dy shteteve. Përpjekja që po bëjmë ne aktualisht është në fakt një përpjekje për të ardhmen, sigurinë dhe ekzistencën e turqve qipriotë, por njëkohësisht është edhe një përpjekje e Botës Turke”,- tha Tatar.

 


Lajme të ngjashme