Erdogan: Komunikimin s'mund t'ua besojmë të tjerëve, sikurse mbrojtjen dhe çështjet ushtarake

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se ashtu siç nuk mbështeten tërësisht tek të huajt në industrinë e mbrojtjes dhe çështjet ushtarake, nuk mund t'ua besojnë të tjerëve as çështjen e komunikimit.

1723659
Erdogan: Komunikimin s'mund t'ua besojmë të tjerëve, sikurse mbrojtjen dhe çështjet ushtarake
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Bölgesel Finans Konferansı 02.jpg

Ky vlerësim i Erdoganit erdhi gjatë fjalës së rastit në Forumin Mediatik të Këshilli Turk, i cili filloi sot në Stamboll me organizimin e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë nën temën “E shkuar e rrënjosur, e ardhme e fortë”.

Shefi i qeverisë turke mori pjesë në këtë forum me anë të një videomesazhi.

“Asnjë vend dhe shoqëri nuk përjashtohen nga efekti shkatërrues i fashizmit digjital, sado të zhvilluara të jenë ato. Krahas fashizmit digjital, bota turke vuan gjithashtu nga standardi i dyfishtë i medias ndërkombëtare. Qëndrimi hipokrit që e dëshmuam veçanërisht gjatë luftës 44-ditore të Karabakut Malor, zbuloi rëndësinë e çështjes për vendet tona. Masakrat e ushtrisë armene dhe sulmet me raketa balistike, të cilat kishin në shënjestër civilët, nuk u ngritën kurrë në rend të ditës. Organet mediatike ndërkombëtare, të flasin për pavarësinë dhe objektivitetin e medias, vepruan si të ishin agjencia zyrtare armene e lajmeve”, tha ai.

Sipas tij, lufta e Karabakut nuk është as shembulli i parë dhe as i fundit i embargos së shtypit kundër të vërtetave në lidhje me botën turke.

“Ne përballemi me qëndrime të ngjashme për shumë çështje, veçanërisht për akuzat rreth pseudogjenocidit (armen), të cilat synojnë historinë tonë, sigurinë tonë kombëtare dhe vlerat e kombit tonë. Në dritën e përvojave tona të hidhura, ne të gjithë jemi në gjendje ta shohim qartë dhe kthjellët këtë të vërtetë. Ashtu siç nuk mbështetemi tërësisht tek të huajt në industrinë e mbrojtjes dhe çështjet ushtarake, ne s'mund t'ua besojmë të tjerëve as çështjen e komunikimit. Ne nuk mund t'i besojmë as ndërgjegjes dhe as etikës profesionale të atyre që vazhdimisht na japin leksione për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë nga një këndvështrimi orientalist. Sikurse dhe në çështje të tjera strategjike, ne duhet të marrim në dorë fatin tonë gjithashtu në media dhe komunikim”, theksoi Erdogani.

Ai tërhoqi vëmendjen se bota turke duhet të marrë iniciativë në këtë drejtim, të ndajë përvojën, të bashkojë forcat dhe të kërkojë rrugët për të shfrytëzuar mundësitë që zotëron në mënyrën më efektive.

“Ne besojmë se forumi që organizuam nën temën «E shkuar e rrënjosur, e ardhme e fortë» do të na japë një platformë të fortë në këtë pikë. Me anë të këtij forumi, ne aspirojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në çështje të tilla si lufta kundër dezinformacionit, siguria e informacionit, manovra e teknologjive kombëtare të informacionit dhe projektet e filmave/serialeve televizive që i japin përparësi kulturës së përbashkët. Uroj që ky forum, i cili po mbahet në një moment kritik dhe me pjesëmarrjen e emrave kompetentë, të na afrojë një hap më pranë këtyre synimeve tona”, përfundoi Presidenti Erdogan.

Mes temave që do të diskutohen gjatë Forumit Mediatik të Këshillit Turk janë mundësitë e bashkëpunimit në media, seriale televizive e sektorin e filmit në botën turke, në mediat sociale dhe në luftën e përbashkët kundër dezinformimit.

Këshilli Turk u krijua në vitin 2009 si një organizatë ndërqeveritare me një synim kryesor për të promovuar bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet shteteve turqishtfolëse. Ai formohet nga Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgizia, Turqia e Uzbekistani si vende anëtare dhe Hungaria si shtet vëzhgues.



Lajme të ngjashme