Altun: Ne qëndrojmë pranë të vërtetës dhe kundër gënjeshtrës e keqinformimit

Me mirëpritjen e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, filloi "Forumi Mediatik i Këshillit Turk" me temën "E kaluara rrënjësore, e ardhmja e fortë".

1723650
Altun: Ne qëndrojmë pranë të vërtetës dhe kundër gënjeshtrës e keqinformimit

Me mirëpritjen e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, filloi "Forumi Mediatik i Këshillit Turk" me temën "E shkuar e rrënjosur, e ardhme e fortë”.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në fjalimin e tij të mbajtur në hapjen e forumit, tha se Republika e Turqisë, po bën një "luftë të së vërtetës" si brenda ashtu edhe jashtë dhe shtoi: “Qëndrimin në anën e së vërtetës kundër gënjeshtrës dhe dezinformimit ne e shohim si një kërkesë të moralit tonë, si një princip.”

Duke theksuar se ky qëndrim moral ka marrë më shumë rëndësi në këtë periudhë të quajtur “post- të vërtetës” apo “përtej së vërtetës”, Altun vazhdoi: "Në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka një industri gënjeshtre përballë nesh që përpiqet ta bëjë të vërtetën të pakuptimtë, ta banalizojë, dhe ta bëjë atë të parëndësishme dhe në këtë mënyrë t'i bëjë shoqëritë të ekspozuara ndaj shfrytëzimit në aspektin kulturor, ekonomik dhe ideologjik. Kjo industri e rrenave është një gënjeshtër në pjesë të ndryshme të botës përmes 'lajme të rreme' ose 'përmbajtjeve të sajuara' dhe ata po përpiqen të futen në dualitetin e tyre, t'i robërojnë. Për ta thënë haptazi, ne e shohim luftën kundër industrisë së gënjeshtrës dhe dezinformimit si një pjesë integrale të sigurisë sonë kombëtare dhe ndërmarrim të gjithë hapat tona me këtë perspektivë.”

Nga ana tjetër, ne vëmë re se dezinformimi nuk ekziston në organet mediatike sociale, por edhe në mediat tradicionale. Herë pas here, ata mund të publikojnë botime që testojnë reflekset e shoqërive dhe synojnë të aktivizojnë “linjat e tërmetit”. Këtu veçoj në mënyrë të veçantë institucionet e financuara nga disa shtete të huaja dhe shtrirjen e tyre (filialet) në vendet tona. Ne duhet të jemi vigjilentë kundër këtyre trojanëve (si kali i Trojës) modernë dhe së bashku jemi të detyruar të ndalojmë aktivitetet e tyre të dëmshme."

“Si Këshilli Turk, detyra jonë sot, është të forcojmë kanalet tona të  prodhimit dhe shpërndarjes së informacionit kundër fashizmit digjital, kiber-imperializmit dhe industrisë globale të gënjeshtrës. Përsëri në këtë kontekst, paralelisht me luftën e udhëheqësve tanë për të ardhmen e botës turke, ne duhet të ndërtojmë një vetëdije të shëndetshme shoqërore në fushën e komunikimit”, u shpreh Altun.

Fahrettin Altun u shpreh se në këtë kuadër të gjitha institucionet dhe organizatat e fuqishme të medias turke, veçanërisht Radiotelevizioni Publik i Turqisë (TRT) dhe agjencia turke e lajmeve AA (Anadolu Agency), janë të gatshme për bashkëpunim të ndërsjellë, shkëmbim përvojash dhe projekte të përbashkëta që do t'u mundësojnë shoqërive të njohin njëri-tjetrin më mirë.

“Brenda Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, unë dhe miqtë e mi, pa i kushtuar vëmendje asnjë kërcënimi, pa iu trembur asnjë sfide, do të vazhdojmë të luftojmë për idealin e një Turqie të madhe dhe të fortë, nën udhëheqjen e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan dhe të punojmë pa u lodhur për unitetin, shëndetin dhe mirëqenien e botës turke”, tha Altun.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun deklaroi se ata janë të gatshëm të kontribuojnë në çdo mënyrë për të rritur kapacitetin dhe aftësitë e botës turke në fushën e komunikimit global dhe për të luftuar fushatat e keqinformimit.



Lajme të ngjashme