Erdogan: Turqia aspiron të bëhet qendër e rëndësishme botërore me Qendrën Financiare të Stambollit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia aspiron të bëhet një prej qendrave të rëndësishme në botës përmes Qendrës Financiare të Stambollit.

1723062
Erdogan: Turqia aspiron të bëhet qendër e rëndësishme botërore me Qendrën Financiare të Stambollit
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Bölgesel Finans Konferansı 02.jpg

Nëpërmjet një videomesazhi në adresë të Konferencës Rajonale të Financave, kreu i shtetit turk vuri në pah se po luftojnë prej gati dy vitesh me një krizë globale, e cila krahas përmasave shëndetësore, ka edhe dimensione ekonomike.

Duke risjellë në kujtesë se ekonomia botërore u tkurr me 3,5% dhe tregtia globale me gati 10% në vitin 2020, Presidenti Erdogan theksoi se çmimet e produkteve ushqimore dhe mallrave thyen rekordin e 10 viteve të fundit në shkallë botërore.

Në këtë proces - vijoi ai - Turqia adoptoi një metodë të ndryshme si në luftën kundër epidemisë ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

“Edhe në periudhat kur pandemia u ndje më intensivisht, ne nuk zgjodhëm të mbyllnim prodhimin, logjistikën, punësimin dhe industrinë. /.../ Në vitin 2020, ne ishim ndër vendet që shënuam rritjen më të lartë në G20, me një normë prej 1,8% dhe me rritjen më të madhe të prodhimit industrial. Ne e vazhduam këtë vrull duke arritur ritme rritjeje prej 7,2% në tremujorin e parë dhe 21,7% në tremujorin e dytë të vitit 2021. Po kështu, ne thyem një rekord në eksporte duke hedhur pas krahëve nivelin e 212 miliardë dollarë në bazë vjetore. Ndërsa investimet globale u ulën me 35% gjatë periudhës së pandemisë, tek ne pothuajse nuk u ngadalësuan asnjëherë. Me lejen e Allahut, ne presim që ta mbyllim vitin 2021 me një rritje prej 9%”, u shpreh presidenti turk.

Sipas tij, interesi i investitorëve ndërkombëtarë për Turqinë është rritur paralelisht me këto suksese.

“Me Qendrën Financiare të Stambollit po kërkojmë të bëhemi një nga qendrat e rëndësishme në botë në këtë fushë. Ne aspirojmë që ky projekt të bëhet qendër edhe në aspektin e financave islame. Së shpejti ne shpresojmë të përfundojmë edhe përgatitjet tona mbi legjislacionin e nevojshëm për këtë”, theksoi ai.

Në fund, Erdogani i ftoi sipërmarrësit e huaj që të investojnë në Turqi duke sqaruar se Turqia ka një legjislacion shumë tërheqës për investitorët ndërkombëtarë në drejtim të krijimit të biznesit dhe mundësive të biznesit.



Lajme të ngjashme