Stambolli nesër mirëpret Edicionin e 3-të të Forumit Ekonomik dhe Biznesit Turqi-Afrikë

Edicioni i 3-të i Forumit Ekonomik dhe Biznesit Turqi-Afrikë do të fillojë nesër në Stamboll, me pjesëmarrjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan nën pritjen e ministrit të Tregtisë Mehmet Mus.

1722488

Sipas Ministrisë së Tregtisë një delegacion zyrtar prej 250 personash nga 41 vende pritet të marrë pjesë në forum.

Në mesin e pjesëmarrësve të nivelit të lartë do të jenë Zëvendëspresidenti i Sudanit të Jugut dr. James Wani Igga, 29 ministra dhe tetë zëvendësministra.

Në forum do të marrin pjesë gjithashtu 2 kryetarë nga 4 organizata rajonale.

Në kuadër të Forumit, do të mbahet një takim ministror me temë "Thellimi i Partneritetit Turqi-Afrikë: Tregti, Investime, Teknologji dhe Logjistikë" për të diskutuar hapat për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe vendeve afrikane.

Rreth 2.000 biznesmenë nga Turqia dhe vendet afrikane do të marrin pjesë në forum.

Forumi do të përfshijë gjithashtu panele me njerëz të specializuar në Zonën Afrikane të Tregtisë së Lirë, investime, banka, shëndetësi dhe udhëheqje të grave.

Gjatë forumit do të ketë edhe takime dypalëshe të biznesmenëve turq dhe afrikanë që do të bashkojnë biznesmenët e tyre dhe takime që do të bashkojnë zyrtarë nga vendet afrikane dhe biznesmenë në fushat e tregtisë dhe investimeve.

Lajme të ngjashme