Presidenti Erdogan u prit me ceremoni zyrtare në Nigeri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkoi në Nigeri, ndalesa e fundit në turneun e tij 4-ditor në Afrikë, ku u prit me ceremoni zyrtare.

1722550
Presidenti Erdogan u prit me ceremoni zyrtare në Nigeri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkoi në Nigeri, ndalesa e fundit në turneun e tij 4-ditor në Afrikë, ku u prit me ceremoni zyrtare.

Presidenti Erdoan, pasi vizitoi Angolën dhe Togon, mbërriti natën në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar në Abuja “Nnamdi Azikwe”, Erdogan u mirëprit me një ceremoni zyrtare nga ministri nigerian i Punëve të Jashtëm Geoffery Onyeama, ministri i Rajonit të Kryeqytetit Federal, Musa Bello, Ambasadori i Nigerisë në Ankara Ismail Yusuf Abba dhe Ambasadori i Turqisë në Abuja Hidayet Bayraktar.

Presidenti Erdoan, më pas u mirëprit nga Presidenti nigerian Mohammed Buhari përsëri me një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial.

Erdogan dhe Buhari, mbajtën një takim kokë më kokë.

Pas takimit midis delegacioneve, ata do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve, dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti Erdogan pritet të marrë pjesë në drekën zyrtare që do të jepet për nder të tij nga homologu i tij nigerian, Buhari.

 

 



Lajme të ngjashme