Ministria e Jashtme reagon ndaj raportit të BE-së për Turqinë

Turqia reagoi ndaj "Raportit të Turqisë" të Komisionit Evropian që zë vend në pakon e zgjerimit të vitit 2021.

1722236
Ministria e Jashtme reagon ndaj raportit të BE-së për Turqinë
turkiye-abavrupa-birligi-1476101_2.jpg

Turqia reagoi ndaj "Raportit të Turqisë" të Komisionit Evropian që zë vend në pakon e zgjerimit të vitit 2021.

Ministria e Jashtme ka lëshuar një deklaratë për këtë çështje.

"Ne hedhim poshtë futjen në raport të çështjeve që nuk janë në autoritetin e BE-së si në vitet e mëparshme dhe që janë të pabaza dhe të njëanshme greke-grekoqipriote", thuhet në reagimin e Ministrisë.

"Ne nuk pranojmë pretendime të pabazuara dhe kritika të padrejta, veçanërisht në seksionin e të drejtave gjyqësore dhe themelore me kritere politike", thuhet në deklaratë, duke shtuar se hidhen poshtë gjetje të padrejta dhe joproporcionale të bëra duke mos i marrë parasysh kushtet specifike të Turqisë për shumë çështje që janë të diskutueshme edhe për vendet anëtare si qeverisja dhe sistemi politik, të drejtat themelore, disa vendime gjyqësore-administrative dhe lufta kundër terrorizmit.

“Kjo qasje, e cila nuk merr parasysh sfidat me të cilat përballet Turqia dhe kërcënimet e organizatave terroriste si PKK/PYD/YPG, FETO dhe DAESH, nuk shërben për asnjë qëllim tjetër përveçse për të kënaqur ekstremistët anti-BE dhe anti-Turqinë në Evropë”, thuhet në deklaratë, ndërsa pavarësisht thirrjeve të Turqisë për të përditësuar Marrëveshjen e 18 marsit (Migracioni) në të gjitha dimensionet e saj, raporti përmend vetëm shtrirjen e migrimit dhe vlerëson detyrimet e vetë Turqisë.

Në mes tjerash theksohet se është e papranueshme që BE-ja të dëshirojë të zhvillojë një "marrëdhënie të përditshme merr-jep" me Turqinë vetëm në fushat që i shërbejnë interesave të saj.

"Ne gjithashtu hedhim poshtë tezën jokonsistente dhe të njëanshme greko -greke që përfshinë raporti ashtu si në vitet e mëparshme mbi çështjet e Mesdheut Lindor, Egjeut dhe Qipros, të cilat në thelb nuk janë nën autoritetin e BE-së. Edhe pse ne kemi bërë pjesën tonë në drejtim të uljes së përshkallëzimit, dialogut dhe fillimit të bashkëpunimit, na vjen keq që BE-ja nuk i ka njohur të drejtat e Turqisë dhe turqve qipriotë. Ky qëndrim i njëanshëm dhe i padrejtë i BE-së nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit, por gjithashtu shkakton tensione të vazhdueshme. Ai gjithashtu minon pretendimin e Unionit për të qenë fuqi rajonale dhe globale. Plani i Veprimit për të Drejtat, Plani Kombëtar i Veprimit për Anëtarësimin në BE dhe hapat vendimtar që kemi ndërmarrë në kuadër të Agjendës së Gjelbër Evropiane, veçanërisht ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën është në interesin e të gjithëve që BE ta konsiderojë Turqinë si një vend kandidat negociator, jo si një partner që të ketë një marrëdhënie të përditshme merr-jep, duke marrë parasysh interesat tona të përgjithshme dhe të përmbushë kërkesat e saj në përputhje me parimin të besnikërisë", përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme turke.



Lajme të ngjashme