Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Korenë e Jugut më 21-24 tetor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, do të vizitojë Korenë e Jugut më 21-24 tetor.

1722541
Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Korenë e Jugut më 21-24 tetor

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate të shkruar, u tha se ministri Çavusoglu do të vizitojë Republikën e Koresë në datat 21-24 tetor 2021 në përgjigje të ftesës së ministrit të Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Eui-yong Chung.

"Gjatë takimeve, parashikohet që të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe dhe të shkëmbehen pikëpamje për çështjet rajonale e ndërkombëtare. Po ashtu, me rastin e kësaj vizite, parashihet që ministri ynë i nderuar të pritet nga Kryeministri i Republikës së Koresë, Boo-kyum Kim", thuhet në komunikatën e MPJ turke. 



Lajme të ngjashme