Turqia dënoi sulmin e neveritshëm terrorist në Nigeri

Turqia dënoi ashpër sulmin me armë zjarri ndaj një tregu në provincën Sokoto të Nigerisë.

1721614
Turqia dënoi sulmin e neveritshëm terrorist në Nigeri

Turqia dënoi ashpër sulmin me armë zjarri ndaj një tregu në provincën Sokoto të Nigerisë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme thuhet se u mësua me keqardhje për sulmin terrorist që ndodhi më 18 tetor 2021 ndaj një tregu të frekuentuar në provincën Sokoto të Nigerisë, ku u vranë të paktën 43 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Ne dënojmë ashpër këtë sulm të neveritshëm terrorist, shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, popullit mik e vëlla të Nigerisë dhe qeverisë nigeriane, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme turke.



Lajme të ngjashme