Togo është gati për vizitën e Erdoganit

Në rrugët e Lome, kryeqyteti i Togos, vend që do të vizitojë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, u vunë tabela me fotografitë e Erdoganit dhe Presidentit të Togos, Faure Gnassingbe dhe rrugët u zbukuruan me flamuj turq.

1721492

Para vizitës së parë presidenciale nga Turqia në Togo, në 10 pika të ndryshme në kryeqytet u vendosën tabela ku së bashku me fotografitë e Erdoganit dhe Gnassingbe, zunë vend edhe me fjalët e presidentit turk, "Së bashku, një botë më e drejtë është e mundur".

Togo do të jetë ndalesa e dytë e Erdoganit në turneun e tij 4-ditor në Afrikë, të cilin e nisi dje me Angolën.

Vizita e parë zyrtare në këtë vend ishte zhvilluar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu më 20 korrik 2020, kurse Ambasada Turke në Lome u hap më 1 prill 2021.

Lajme të ngjashme