Presidenti Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Togo

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në Togo, ndalesa e dytë e tij në turneun e tij 4-ditor në Afrikë, të cilin e nisi dje me Angolën, u prit me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial nga Presidentit të Togos, Faure Essozimma Gnassingbe.

1722015

Në ceremoninë ku u kënduan himnet e të dy vendeve, Erdoganit dhe Gnassingbes iu prezantuan reciprokisht delegacionet.

Pas ceremonisë zyrtare, të dy udhëheqësit zhvilluan takime kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.

Erdogan dhe Gnassingbe, të cilët pas bisedimeve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit.

Erdogan, i cili do të takohet me Presidentin e Togos Gnassingbe, Presidentin e Burkina-Faso, Roch Marc Christian Kabore dhe Presidentin liberian George Manneh Weah në një darkë katërshe pune, do të ketë edhe nga një takim veçmas edhe me Kabore dhe Weah.

Pas kontakteve të tij në Togo, Erdogan do të shkojë në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, ndalesa e tij të fundit në turneun e Afrikës.

Lajme të ngjashme