Paria shtetërore reagoi ndaj deklaratave të ambasadorëve të 10 vendeve në Ankara

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gul dhe ministri i Brendshëm Suleyman Soylu reaguan ashpër ndaj deklaratave të ambasadorëve të 10 vendeve në Ankara.

1721566
Paria shtetërore reagoi ndaj deklaratave të ambasadorëve të 10 vendeve në Ankara
abdulhamit gul.jpg
suleyman soylu.jpg

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay në lidhje me deklaratat e ambasadorëve të 10 vendeve në Ankara tha se: "Gjyqësori në Turqi është i pavarur dhe Turqia është një vend plotësisht i pavarur. Ata që dëshirojnë të ndërhyjnë në gjyqësor mund të vazhdojnë t'i përmbushin këto dëshira në vendet e tyre."

Oktay reagoi ndaj deklaratës së 10 ambasadorëve në kryeqytetin Ankara në lidhje me gjykimin e biznesmenit Osman Kavala.

"Ambasadorët e disa vendeve, të cilët duhet të tregojnë besnikëri ndaj pavarësisë së vendit në të cilin ata janë në krye dhe që flasin për ‘pavarësinë gjyqësore’, kanë kaluar kufijtë e tyre dhe kanë kërkuar ‘ndërhyrje politike në gjyqësor’. Turqia është një vend plotësisht i pavarur. Ata që dëshirojnë të ndërhyjnë në gjyqësor mund të vazhdojnë t'i përmbushin këto dëshira në vendet e tyre", deklaroi Zëvendëspresidenti Oktay.

Ndërkaq ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gul theksoi se diplomatët janë të detyruar të respektojnë ligjin e shtetit në të cilin ata pranohen.

"Sipas Kushtetutës sonë, nuk është vendi i asnjë ambasadori të këshillojë gjykatat tona. Ajo që minon sundimin e ligjit është kjo egërsi dhe pakufi”, theksoi ai.

Ndërsa ministri i Brendshëm Suleyman Soylu theksoi se Republika e Turqisë është një shtet demokratik ligjor.

"Është e papranueshme që ambasadorët të këshillojnë gjyqësorin në një çështje. Këshillat dhe paralajmërimet minojnë të kuptuarit tuaj për ligjin dhe demokracinë", deklaroi ministri Soylu.

 


Lajme të ngjashme