Altun: Në 2020 shumë konflikte ndërkombëtare në pjesë të ndryshme të botës mbetën të pazgjidhura

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun theksoi se problemet globale kërkojnë zgjidhje globale dhe deklaroi se Turqia ka ndërmarrë hapa për t'iu përgjigjur sfidave të sistemit ndërkombëtar.

1721896
Altun: Në 2020 shumë konflikte ndërkombëtare në pjesë të ndryshme të botës mbetën të pazgjidhura

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun theksoi se problemet globale kërkojnë zgjidhje globale dhe deklaroi se Turqia ka ndërmarrë hapa për t'iu përgjigjur sfidave të sistemit ndërkombëtar.

Altun dërgoi një videomesazh në Edicionin e 5-të të Forumit të “TRT World”, i cili filloi virtualisht nën temën “Fuqia dhe Paradoksi: Kuptimi i Strategjisë së Madhe në Shekullin XXI”.

Duke deklaruar se kriza e llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) goditi botën në kohën më të keqe të mundshme, që nga përfundimi i luftës së ftohtë, Altun tha se në vitin 2020 shumë konflikte ndërkombëtare në pjesë të ndryshme të botës mbetën të pazgjidhura.

Ai tha se ky proces bën të vështirë që shtetet të përqendrohen në krijimin e strategjive afatgjata dhe luftimin e kërcënimeve globale.

Altun deklaroi se u vu re se organizatat ndërkombëtare kishin nevojë për një reformë urgjente në mënyrë që të mund të merreshin me problemet globale në mënyrë më efikase, duke filluar nga fatkeqësitë humanitare e deri te ndryshimet globale të klimës.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës shpjegoi se Turqia po ndjek sfidat në sistemin ndërkombëtar dhe po ndërmerr hapa për t'iu përgjigjur atyre.

Nën udhëheqjen e Presidentit tonë të nderuar, Recep Tayyip Erdogan, ne rishikuam strategjinë tonë të politikës së jashtme për të dhënë zgjidhje jo vetëm për shqetësimet tona të menjëhershme të sigurisë, por edhe për problemet rajonale dhe globale. Ne kemi bërë zgjidhjen e konflikteve në zonën tonë të afërt një përparësi të rëndësishme për politikën tonë të jashtme. Politikëbërësit turq për aspektin e jashtëm kanë ndërmarrë nisma të ndryshme për të zgjidhur konfliktet në Siri, Libi dhe Irak. Ne gjithashtu ftuam palët e interesuara të marrin pjesë në dialog dhe diplomaci konstruktive për të gjitha zonat e krizës, përfshirë Mesdheun Lindor dhe konfliktin Azerbajxhan-Armeni. Presidenti Erdogan u bëri thirrje vendeve të huaja që të mbajnë konferenca ndërkombëtare për të negociuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet në këto fusha”, tha Fahrettin Altun.

Duke shprehur se në vend që të presin që superfuqitë të luajnë rolin udhëheqës në kohë krize, kombet e tjera duhet të bashkojnë forcat e tyre për të arritur qëllimet, Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se shpreson gjithashtu që fjalimet dhe diskutimet në Forumin Botëror TRT do të ndihmojnë në arritjen e këtyre qëllimeve.

 


Lajme të ngjashme