Të martën nis virtualisht Forumi 5. i “TRT World”

Edicioni 5. i Forumit të “TRT World” do të fillojë të martën (19 tetor) virtualisht nën temën “Fuqia dhe Paradoksi: Kuptimi i Strategjisë së Madhe në Shekullin XXI”.

1721175
Të martën nis virtualisht Forumi 5. i “TRT World”

Aktiviteti do të nisë me fjalën përshëndetëse të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe do të përfundojë ditën e mërkurë (20 tetor).

Liderë, ekspertë, akademikë dhe emra të shquar do të sjellin perspektiva dhe qasje të reja ndaj problemeve globale nëForumin 5. të “TRT World”, i cili këtë vit do të mbahet me pjesëmarrjen e gati 100 folësve nga 36 vende të ndryshme të botës.

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe drejtori i përgjithshëm i TRT-së, Mehmet Zahid Sobaci, po ashtu do të mbajnë nga një fjalim përshëndetës në këtë aktivitet, ku shumë çështje të rëndësishme - nga kriza e klimës dhe ajo globale e shëndetit deri te zhvillimi ekonomik ndërkombëtar dhe nga ngritja e Euroazisë deri te qeverisja digjitale - do të diskutohen nga ekspertë të fushave përkatëse për dy ditë radhazi.

Gjithashtu artistë të famshëm do të japin koncerte në Forumin e “TRT World” 2021, i cili ofron një përvojë më të pashembullt sesa formatet e tjera të organizimeve virtuale falë teknologjisë së realitetit të shtuar (AR).

Regjistrohuni në Forumin e “TRT World” 2021 dhe ndiqeni atë drejtpërsëdrejti nëpërmjet uebfaqes www.trtworldforum.com.



Lajme të ngjashme