Kapadokia vishet me ngjyrat e vjeshtës

E përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Kapadokia me bukuritë historike, kulturore dhe natyrore që bart u ofron vizitorëve një panoramë ndryshe në çdo stinë të vitit.

1721273
Kapadokia vishet me ngjyrat e vjeshtës
kapadokya 2.jpg

Kapadokia, një nga qendrat e rëndësishme turistike në provincën Nevsehir të Turqisë dhe e njohur për oxhaqet e zanave, luginat e veshura me formime shkëmbore natyrale, qytetet nëntokësore dhe manastiret historikë të ndërtuar duke gërryer shkëmbinjtë, është pikturuar me ngjyrat e vjeshtës.

E përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Kapadokia me bukuritë historike, kulturore dhe natyrore që bart u ofron vizitorëve një panoramë ndryshe në çdo stinë të vitit.

Një numër i madh turistësh çdo vit vizitojnë këtë pjesë të Anadollit për të admiruar peizazhin unik natyror të rajonit, në veçanti luginën e mbushur me Oxhaqe Zanash, manastire të lashta në shkëmbinj, qytete nëntokësore dhe atraksione të tjera.

Gjethet që bien në Kapadokia gjatë stinës së vjeshtës i japin rajonit një bukuri të veçantë.

Turistët kanë mundësinë të shëtisin nëpër monumentet historike, kulturore dhe bukuritë natyrore duke ecur midis gjetheve të rëna.

Dhjetëra balona që ngrihen në qiellin e Kapadokias me rrezet e para të diellit në mot të favorshëm krijojnë një atmosferë të veçantë magjike, duke dekoruar peizazhin e rajonit.



Lajme të ngjashme