Erdogan: Forumi i 3-të i Biznesit Turqi-Afrikë do të mbahet në Stamboll më 21-22 tetor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Forumi i 3-të i Biznesit Turqi-Afrikë do të mbahet në Stamboll më 21-22 tetor.

1721278
Erdogan: Forumi i 3-të i Biznesit Turqi-Afrikë do të mbahet në Stamboll më 21-22 tetor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Forumi i 3-të i Biznesit Turqi-Afrikë do të mbahet në Stamboll më 21-22 tetor.

Erdogan, i cili do të fillojë sot me kontakte zyrtare, u pritet me një ceremoni nga Presidenti i Angolës Joao Manuel Gonçalves Lorenço në Pallatin Presidencial.

Lourenço përshëndeti Presidentin Erdoganin kur doli nga vetura e tij.

Pas ceremonisë zyrtare, të dy presidentët filluan bisedimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve dhe më vonë mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti Erdogan tha se ai dhe Lourenço gjatë takimit diskutuan në lidhje me industrinë e mbrojtjes dhe luftën kundër terrorizmit si dhe për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e Afrikës nga ana e afrikanëve, solidaritetin dhe zbatimin e metodës fitimprurëse.

Erdogan njoftoi se ata do të zhvillojnë Forumin e 3-të të Biznesit Turqi-Afrikë në Stamboll në 21-22 tetor.

"Samitin e Partneritetit Turqi-Afrikë do të organizojmë më 17-18 dhjetor në Stamboll. Gjithashtu do të jemi të kënaqur t'ju mirëpresim në Forumin e Diplomacisë në Antalie, i cili do të organizojmë në 11-13 mars të vitit të ardhshëm", deklaroi Erdogan.

"Punimet konkrete të kompanive tona të rëndësishme në një gamë të gjerë nga transporti në bujqësi, energji të rinovueshme, shëndetësi, tekstil, energji elektrike dhe projekte strehimi janë rezultat i vendosmërisë sonë për të zhvilluar marrëdhëniet tona dypalëshe", tha Presidenti Erdogan, ndërsa shtoi se fluturimet e drejtpërdrejta nga Turqia në Angola kanë filluar që nga 12 tetori dhe se lehtësimi i procedurave në çështjen e vizave do të rrisë lëvizjen e njerëzve dhe produkteve.

Kreu i shtetit turk deklaroi se pandemia e koronavirusit tregon se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi në fushën globale dhe deklaroi se sektori privat turk është gati të bashkëpunojë në ndërtimin e spitaleve dhe prodhimin e ilaçeve.

Erdogan uroi që takimi midis delegacioneve të çojë gjithashtu në fillimin e një procesi të ri midis dy vendeve.

Presidenti Erdogan do t’i drejtohet me një fjalim deputetëve në Kuvendin e Angolës, ndërsa më pas do të vizitojë përmendoren e dr. Antonio Agostinho Neto dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Angolë që do të organizohet nga Këshilli për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK).

 

 


Lajme të ngjashme