Sentop uron që Nata e Mirë e Mevludit të hapë portën për një zgjim shpirtëror

Mustafa Sentop Kryetar i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, uroi që Nata e Mirë e Mevludit të jetë një shkak për të mirë për vendin, kombin dhe umetin e Profetit Muhamed, dhe të hapë portën për një zgjim shpirtëror dhe një ringjallje të re.

1720687

Mustafa Sentop, në fjalën e tij në programin e hapjes së aktiviteteve të Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed në Xhaminë e Madhe Çamlica në Stamboll të përgatitur nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe tema e të cilit këtë vit është "Profeti ynë dhe Shoqëria e Besnikërisë", i uroi botës islame këtë festë duke kujtuar se nata që lidh të dielën me të hënën është nata e 12-të e muajit Rebiulevvel dhe është 1450-vjetori i lindjes së Profetit Muhamed.

Sentop uroi që Nata e Mirë e Mevludit të jetë shkak për të mirë për vendin, kombin dhe umetin e Profetit Muhamed, dhe të hapë portën për një zgjim shpirtëror dhe një ringjallje të re.

Sentop theksoi se zemrat e jetimëve dhe grave janë kthyer në vendin e zjarrit në gjeografinë islame, e cila ka qenë shtëpi e paqes dhe mirëqenies për shekuj me radhë.

"Anëtarët e organizatave terroriste ndërkombëtare që ushqehen në vendet islame vrasin në mënyrë të paskrupull besimtarët që luten në xhami, të pafajshmit që blejnë në treg. Në këto ditë kur kërkojmë dritën e shpresës, presim fundin e mizorive, dhe na mungon paqja dhe qetësia, rruga e shpëtimit që do të na shërojë është në fakt para nesh, ky është udhëzimi i Kuranit, libri i Allahut dhe udhëzimi i të Dërguarit të tij, të cilin ai e dërgoi si mëshirë për botët", deklaroi Kryeparlamentari Sentop.

Lajme të ngjashme