Kreu i Diyanetit Ali Erbas publikoi një mesazh me rastin e Natës së Mirë të Mevludit

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Ali Erbas deklaroi se mesazhet universale të Kuranit, virtytet e ofruara njerëzimit nga Profeti Muhamed dhe shembulli i tij moral i mençurisë janë rruga e vetme e shpëtimit për të gjithë njerëzimin.

1720681

Erbas, në mesazhin e tij të Natës së Mirë të Mevludit kujtoi se është përvjetori i lindjes së Profetit Muhamed dhe uroi që Zoti ta bënte këtë natë një kauzë për të mirë për të gjithë njerëzimin.

Erbas deklaroi se njerëzimi, i cili humbi drejtimin e tij në errësirën e një epoke në të cilën bota nuk ishte ndriçuar ende nga drita e Islamit, e gjeti drejtimin e tij me ardhjen e Profetit Muhamed në botë dhe se në një epokë kur mbretëronte injoranca dhe të dobëtit shtypeshin, udhëzimi i Profetit Muhamed ndryshoi rrjedhën e jetës në favor të dijes, drejtësisë, mëshirës dhe mirësisë.

Ai theksoi se Profeti Muhamed është udhërrëfyes pë njerëzimin në mirësi dhe virtyt, në njohjen e së drejtës dhe të vërtetës.

Kreu i Diyanetit gjithashtu tha se njerëzimi përballë problemeve globale ka nevojë për vlerat e sjella nga Profeti Muhamed.

"Nuk ka dyshim se mesazhet universale të Kuranit, virtytet që i ofrohen njerëzimit nga Profeti ynë dhe shembulli i tij i mençur moral janë rruga e vetme e shpëtimit për të gjithë njerëzimin", deklaroi Erbas.

Lajme të ngjashme