Tatar: Një numër i caktuar i ushtarëve turq duhet të qëndrojnë patjetër në Qipro

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar një numër i caktuar i ushtarëve turq duhet të qëndrojnë patjetër në Qipro.

1720551
Tatar: Një numër i caktuar i ushtarëve turq duhet të qëndrojnë patjetër në Qipro

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar një numër i caktuar i ushtarëve turq duhet të qëndrojnë patjetër në Qipro.

Tatar, në deklaratën e tij të bërë në kryeqytetin Ankara, rikujtoi se turqit qipriotë kanë luftuar për shumë vite në Ishull dhe tha se Turqia gjithmonë qëndron pranë tyre në këtë luftë.

Duke bërë të ditur se në Qipro ka filluar një epokë e re, Ersin Tatar tha:” Ashtu siç dihet, një model zgjidhjeje në një mirëkuptim federal nuk ka dhënë ndonjë rezultat në Qipro, prandaj po luhen disa lojëra të ndryshme; Ekziston një politikë e re që ne kemi zhvilluar së bashku me atdheun amë, pra Turqinë. Kjo përbën atë që, një marrëveshje mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e dy shteteve të veçanta sovrane të bazuara në barazi që jetojnë krah për krah në Qipro.”

Tatar deklaroi se Turqia është gjithmonë pranë turqve qipriotë.

"Ajo që na ka hije është të forcojmë Republikën Turke të Qipros së Veriut me burimet që dalin në Atdheun e Kaltër dhe Mesdheun Lindor dhe të mbrojmë prirjet dhe interesat kombëtare atje", u shpreh Tatar.  

Tatar deklaroi se populli turk i Qipros është besnik, dhe vijoi me fjalët: "Një nga linjat tona të domosdoshme, natyrisht, është e drejta e Turqisë për të qenë garant, vazhdimi i saj është një domosdoshmëri në Qipro. Me këtë rast unë them se një numër i caktuar i ushtarëve turq duhet të qëndrojnë patjetër në Qipro. Loja e luajtur është tërheqja dhe demilitarizimi i të gjithë ushtarëve nga Qiproja, por ne shohim që ata vazhdojnë të marrin armët në Jug.”

Duke deklaruar se qëllimi i tyre është të mbrojnë sigurinë e Turqisë dhe prosperitetin e RTQV-së në rajon, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar vuri në dukje se fati i tyre është një me Turqinë.



Lajme të ngjashme