Në Ankara u zhvilluan konsultimet politike midis Turqisë dhe Holandës

Konsultimet politike midis Turqisë dhe Holandës u mbajtën në kryeqytetin Ankara nën bashkëkryesimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Faruk Kaymakci dhe Drejtoreshës së Përgjithshme për Bashkëpunimin Evropian të Holandës, Anita van den Ende.

1720438
Në Ankara u zhvilluan konsultimet politike midis Turqisë dhe Holandës

Konsultimet politike midis Turqisë dhe Holandës u mbajtën në kryeqytetin Ankara në Ministrinë e Punëve të Jashtme nën bashkëkryesimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Ambasadorit turk të Bashkimit Evropian (BE), Faruk Kaymakci dhe Drejtoreshës së Përgjithshme për Bashkëpunimin Evropian të Holandës, Anita van den Ende.

Faruk Kaymakci, në mesazhin që postoi në “Twitter”, deklaroi se në kuadër të konsultimeve politike Turqi-Holandë, u diskutuan të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

"Ne përsëritëm vendosmërinë e vendit tonë në procesin e anëtarësimit në BE dhe pritjet tona nga Bashkimi Evropian", shkroi zëvendësministri Faruk Kaymakci.



Lajme të ngjashme