Merkel për vizitë pune në Turqi, fillon takimin me Presidentin Erdogan

Kancelarja gjermane Angela Merkel filloi një vizitë pune në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1720526
Merkel për vizitë pune në Turqi, fillon takimin me Presidentin Erdogan

Kancelarja gjermane Angela Merkel filloi një vizitë pune në Turqi me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Takimi Merkel-Erdogan po zhvillohet në Pallatin Huber në Stamboll.

Sipas deklaratës së bërë më parë nga ana e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, gjatë takimeve në Stamboll, marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet e tyre, dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për të përmirësuar bashkëpunimin.

Temat kryesore të takimit do të përfshijnë gjithashtu marrëdhëniet Turqi-BE, çështje rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht Libinë, Sirinë dhe Afganistanin.



Lajme të ngjashme