Erdogan: Ne duam të arrijmë një vëllim tregtar prej 50 miliardë dollarësh me Gjermaninë

Erdogan dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan sot në Pallatin Huber në Stamboll.

1720572
Erdogan: Ne duam të arrijmë një vëllim tregtar prej 50 miliardë dollarësh me Gjermaninë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha: "Ne duam të arrijmë një vëllim tregtar prej 50 miliardë dollarësh me Gjermaninë."

Erdogan dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan në Pallatin Huber në Stamboll.

Pas takimit dy liderët dolën përpara kamerave në një konferencë për shtyp.

"Në takimin me zonjën Merkel, ne diskutuam në mënyrë të detajuar çështjet e agjendës tonë, veçanërisht marrëdhëniet tona dypalëshe", tha Presidenti turk.

Duke shprehur se komuniteti turk në Gjermani përbën aspektin social të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Erdogan tha: "Racizmi dhe diskriminimi ndaj islamit dhe ksenofobia, fatkeqësisht vazhdojnë të jenë problemet kryesore të shoqërisë turke në Evropë."

Presidenti Erdogan tha se ka besim se kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila erdhi në Turqi si pjesë e vizitës së saj të lamtumirës si Kancelare, do të japë një kontribut të rëndësishëm në miqësinë turko-gjermane.

“Punët tona të suksesshme me Merkelin uroj të vazhdojnë në mënyrë të njëjtë edhe në periudhën e qeverisë së re gjermane. Si Turqi, ne gjithmonë do të kujtojmë kontributet e Merkelit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Kurse në lidhje me çështjen e refugjatëve, Erdogan tha: “Turqia është në pozicionin e bujtinës në këtë temë. Nuk është e mundur që ne t'i largojmë këta njerëz, siç bëri Greqia. Pritja jonë do të vazhdojë. Ne i pranojmë emigrimet siç i kemi praktikuar deri më sot. Ne i mirëpresim ata duke ndërtuar shtëpi me briketa. Tani kemi përfunduar 60 mijë shtëpi, qëllimi ynë është ta rrisim këtë numër në 100 mijë”.

Edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel në lidhje me çështjen e refugjatëve, tha: Unë deklarova se mbështetja e BE-së për Turqinë do të vazhdojë në këtë drejtim. Ne duam të parandalojmë trafikimin e njerëzve. Është një domosdoshmëri dhe kusht që Bashkimi Evropian të mbështesë Turqinë në këtë drejtim”.

“Ne i kushtojmë rëndësi bashkëpunimit tonë. Shumë gjëra janë zhvilluar në Turqi me zotin Erdogan. Këtë mund ta vëmë re kur shikojmë Stambollin. Si një aleate e NATO-s, Turqia është një partnere e rëndësishme për ne. Ne kemi gjithmonë interesa të përbashkëta. Qeveria federale do të vazhdojë me këtë perspektivë edhe pas meje. Paqja dhe besimi ynë janë të ndërlidhur”, u shpreh Merkel.

Ajo tha edhe se në Gjermani ekziston liria e fesë dhe ata mbajnë një qëndrim shumë të vendosur ndaj islamofobisë dhe racizmit, si dhe shtoi: “Ne duam t'i parandalojmë ato që në fillim. Ne përjetuam ngjarje të trishtueshme në problemet e antisemitizmit dhe islamofobisë. Për këtë, mobilizohen të gjitha burimet financiare dhe morale. Gjithmonë do të jetë një detyrë për ne.”



Lajme të ngjashme