Ushtria turke neutralizon 13 terroristë të PKK-së gjatë 2 ditëve të fundit në veriut të Irakut

Në dy ditët e fundit, 13 terroristë të tjerë të PKK-së u neutralizuan me operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra Rrufeja” në veri të Irakut.

1720160
Ushtria turke neutralizon 13 terroristë të PKK-së gjatë 2 ditëve të fundit në veriut të Irakut

Përmes një deklarate me shkrim, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije se nën moton “Vendndodhja e terroristit është objektivi ynë!”, e cila theksohet në çdo rast nga ministri Hulusi Akar, forcat turke të sigurisë vazhdojnë të bëjnë rrafsh me tokën strofkat terroriste në veri të Irakut.

“Me operacionet «Kthetra-Vetëtima» dhe «Kthetra-Rrufeja» që vazhdojnë me sukses në veri të Irakut, ne s'po i lejojmë të marrin as frymë terroristët në zonat Metina dhe Avashin-Basyan. Komandot tona i neutralizojnë terroristët, i shkatërrojnë vendstrehimet, bunkerët, armët, municionet dhe artikujt jetësorë të tyre duke kontrolluar poshtë çdo guri e duke hyrë në çdo shpellë e guvë”, tha Ministria.

Ajo thekson më tej se në zonën operative “Kthetra-Rrufeja”, në Avashin-Basyan të Irakut verior, forcat komando kanë neutralizuar bashkë me armët e tyre 8 terroristë të PKK-së; ndërsa 5 terroristë të tjetër të PKK-së u neutralizuan në zonën operative “Kthetra-Vetëtima” të Metinas, gjithashtu në veri të Irakut.



Lajme të ngjashme