Turqia palë e Marrëveshjes së Parisit më 10 nëntor

Turqia do të bëhet palë e Marrëveshjes së Parisit duke filluar nga data 10 nëntor.

1720252
Turqia palë e Marrëveshjes së Parisit më 10 nëntor
iklim değişikliği 01.jpg
paris iklim anlasmasi iklim degisikligi.jpg

Sipas njoftimit depozitues të publikuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, miratimi i Marrëveshjes së Parisit nga Turqia u shpall më 11 tetor.

“Republika e Turqisë, në bazë të «barazisë, përgjegjësive të përbashkëta - por të diferencuara, si dhe aftësive përkatëse» të përcaktuara në Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike të 9 majit 1992, brenda fushëveprimit të Marrëveshjes së Parisit dhe Konferencës së Palëve të Konventës, deklaron se do ta zbatojë Marrëveshjen e Parisit me kusht që Marrëveshja dhe mekanizmat e saj të mos dëmtojnë të drejtat e zhvillimit ekonomik dhe social të Turqisë, si një vend në zhvillim dhe në kuadër të deklaratave të kontributit kombëtar të përcaktuar nga vendi vetë”, thuhet në njoftimin e OKB-së.

Gjithashtu në njoftim theksohet se Marrëveshja do të hyjë në fuqi ditën e 30-të pas dërgimit të miratimit në Sekretariat.

“Për Turqinë, Marrëveshja do të hyjë në fuqi më 10 nëntor 2021”, saktësohet në njoftimin depozitues.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e kaluar se Turqia do ta ratifikonte Marrëveshjen e Parisit dhe do të përvetësonte objektivin për zero emetimeve neto deri në vitin 2053.

Propozim-ligji për miratimin e Marrëveshjes së Parisit iu dorëzua Presidiumit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë më datë 1 tetor, me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Mustafa Sentop, dhe pas diskutimeve të komisionet parlamentare përkatëse, u miratua gjatë seancës plenare të 6 tetorit.

Ndërsa ligji për Marrëveshjen e Parisit hyri në fuqi pasi u botua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Turqisë më datë 7 tetor.



Lajme të ngjashme