Turqia dënon sulmin terrorist në Afganistan

Turqia dënoi sulmin terrorist me bombë gjatë faljes së xhumasë në një xhami në provincën Kandahar të Afganistanit.

1720289
Turqia dënon sulmin terrorist në Afganistan

Turqia dënoi sulmin terrorist me bombë gjatë faljes së xhumasë në një xhami në provincën Kandahar të Afganistanit.

“Kemi mësuar me trishtim të madh që një numër i madh njerëzish humbën jetën dhe u plagosën në sulmin terrorist të kryer sot gjatë namazit të xhumasë në një xhami në provincën Kandahar të Afganistanit. Ne dënojmë me forcë këto sulme terroriste çnjerëzore që kanë shënjestruar xhamitë në Afganistan në periudhën e fundit, Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit miqësor dhe vëllazëror afgan”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

Si pasojë e një sulmi me bombë gjatë faljes së xhumasë në Xhaminë Shiite, Fatimiyya në provincën jugore Kandahar të Afganistanit, e njohur si bastioni i talibanëve, u vranë të paktën 30 njerëz dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

 

 


Lajme të ngjashme