Guy Parmelin: Marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë të mira

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, deklaroi të premten se marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë janë në nivel shumë të mirë, ndërsa shprehu dëshirën për ta vizituar Turqinë vitin e ardhshëm për të shënuar zhvillim të mëtejshëm.

1720294
Guy Parmelin: Marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë të mira

Guy Parmelin shtroi në Bernë një drekë pune për gazetarët ndërkombëtarë anëtarë të Shoqatës Zvicerane të Gazetarëve të Huaj (APES), të cilët i informoi rreth politikës së jashtme të vendit të tij.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Zvicrës, ai u shpreh me këto fjalë: “Unë mendoj se marrëdhëniet tona me Turqinë janë në nivel shumë të mirë.”

Parmelin bëri me dije gjithashtu se Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, realizoi konsultime politike në kryeqytetin Ankara të Turqisë në fillim të muajit të kaluar.

Më tej, kreu i shtetit zviceran tha se ai kishte takuar ministrin e Tregtisë së Turqisë, Mehmet Mus, në kuadër të takimit të Ministrave të Tregtisë dhe Investimeve të G20-s, mbajtur në Sorrento nën mikpritjen e Italisë kryesuese e radhës së grupit të 20 shteteve më të industrializuara të botës.

“Unë i thashë ministrit Mush që dua ta vizitoj Turqinë në vitin 2021, sepse ne kemi një marrëveshje të re. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Turqisë dhe shteteve palë të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) është në fuqi. Prandaj do të jetë interesante të zhvillojmë bisedimet e para dypalëshe vitin e ardhshëm. Përveç kësaj, ne kemi marrëdhënie shumë të mira në fushën e ekonomisë”, u shpreh Parmelin mes të tjerash.

Nga ana tjetër, burimet zvicerane informuan se ministri Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, do të vizitojë Turqinë në fund të nëntorit.



Lajme të ngjashme