Erdogan: Do të luftojmë kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata do të luftojnë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe e regjimit të Esadit në Siri.

1720378
Erdogan: Do të luftojmë kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata do të luftojnë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe e regjimit të Esadit në Siri.

Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në dalje të namazit të xhumasë në Stamboll.

Duke deklaruar se organizata separatiste terroriste PKK/YPG/PYD ekziston në veri të Sirisë dhe se forcat e koalicionit dhe SHBA vijnë në krye të vendeve që i mbështesin ato, Erdogan tha: “Të gjitha llojet e mbështetjes, armët dhe municionet që ata japin, së bashku me to, ata po bëjnë terror këtu. Ne po luftojmë kundër tyre. Regjimi e merr forcën prej tyre. Lufta jonë kundër tyre do të vazhdojë në një mënyrë krejt tjetër në periudhën e ardhshme. Ne jemi të vendosur të bëjmë luftën e nevojshme kundër organizatave terroriste dhe forcave të njohura të SHBA-së atje.”

Duke iu referuar zhvillimeve në Afganistan, Presidenti turk tha se talibanët kërkojnë të pranohen nga bota.

Ai deklaroi se në takimet e mbajtura me delegacionin e talibanëve që erdhën dje në Turqi, ata kishin kërkesa si për ndihmën humanitare ashtu edhe për funksionalitetin e procesit të ri në Afganistan dhe shtoi: “Popullit afgan ne do t'i japim të gjitha llojet e mbështetjes në lidhje me këto kërkesa, për sa kohë që kjo administratë në Afganistan ka një qasje të drejtë në mbrojtjen e të drejtave të popullit afgan në marrëdhëniet ndërkombëtare. Le të kenë një qasje të drejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me ne në marrëdhëniet e tyre. Nëse ndërmerret një hap i tillë, ne kemi një miqësi të lashtë me popullin afgan dhe nuk mund ta lëmë mënjanë.”

Kurse në lidhje me aeroportin e Kabulit, Erdogan tha: “Duke marrë parasysh drejtimin e mëparshëm të aeroportit të Kabulit, Turqia mund të ndërmarrë hapa të ngjashme në të ardhmen, së bashku me Katarin dhe Afganistanin, nëse mund të arrihet një marrëveshje nga tre vendet.”

 


Lajme të ngjashme