Ministri i Jashtëm i qeverisë Talibane sot viziton Turqinë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të qeverisë Talibane në Afganistan, Emirhan Muttaki do të zhvillojë kontakte në Turqi.

1719560
Ministri i Jashtëm i qeverisë Talibane sot viziton Turqinë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të qeverisë Talibane në Afganistan, Emirhan Muttaki do të zhvillojë kontakte në Turqi.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike delegacioni i kryesuar nga Muttaki është nisur nga kryeqyteti Doha i Katarit drejt Turqisë.

Muttaki, i cili pritet të mbërrijë në Turqi në orët e pasdites, do të zhvillojë kontakte me autoritetet turke.

Gjatë një takimi me diplomatët perëndimorë në Doha të martën, Muttaki tha se "dobësimi i qeverisë afgane nuk është në interesin e askujt, sepse efektet negative të kësaj situate do të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe ekonominë dhe migrimin në të gjithë botën".

 


Lajme të ngjashme