Ylva Johansson zhvillon takime në Ankara për çështjen e emigrantëve të jashtëligjshëm

Anëtarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Turqia do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të luftuar trafikimin e emigrantëve.

1718750
Ylva Johansson zhvillon takime në Ankara për çështjen e emigrantëve të jashtëligjshëm

Anëtarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Punët e Brendshme, Ylva Johansson deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Turqia do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të luftuar trafikimin e emigrantëve.

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshëm, Suleyman Soylu në kryeqytetin Ankara, Ylva Johansson bëri vlerësime në mediat sociale për vizitën e saj në Turqi.

Duke vënë në dukje se me Ministrin Soylu mbajtën takimet e para të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi çështjet e emigrimit dhe sigurisë, Johansson theksoi se këto kontakte janë të rëndësishme për sa i përket forcimit të bashkëpunimit midis Turqisë dhe BE-së mbi menaxhimin e emigrimit, luftën kundër trafikimit njerëzor dhe krimit të organizuar, si dhe parandalimin e sulmeve terroriste.

Ajo rikujtoi se Turqia është vendi që pret numrin më të madh të refugjatëve dhe shtoi: "Në takimin (me Soylu), ne diskutuam sfidat që dalin në pah nga situata në Afganistan, të cilat janë një shkak shqetësimi që mund të zgjidhen vetëm duke punuar së bashku."

Duke vënë në dukje se 90 për qind e emigrantëve të parregullt në BE shfrytëzohen nga trafikantët e emigrantëve, Johansson tha: “Shumica e rrjeteve të kontrabandës gjithashtu kontrabandojnë drogë dhe armë. Bashkimi Evropian dhe Turqia do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të prishur këto rrjete. Pas vizitës sime në Ankara do të fillojnë bisedimet teknike."



Lajme të ngjashme