Presidenti Erdogan të dielën fillon turneun 4 ditor të vizitave në vendet e Afrikës

Turneu katër ditor i Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Angola, Nigeri dhe Togo fillon të dielën (17 tetor).

1719117
Presidenti Erdogan të dielën fillon turneun 4 ditor të vizitave në vendet e Afrikës

Turneu katër ditor i Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Angola, Nigeri dhe Togo fillon të dielën (17 tetor).

Presidenti Erdogan do të zhvillojë bisedime me homologun e tij Joao Manuel Gonçalves Lourenço gjatë vizitës së tij në Angola dhe gjatë vizitës do të vlerësohen hapat konkrete të hedhura drejt realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kryeqytetin Ankara në korrik.

Erdogan gjithashtu do të marrë pjesë në një forum biznesi ku do të jenë të pranishëm biznesmenë nga të dy vendet.

Kreu i shtetit turk do të bëjë vizitën e tij të dytë në Nigeri, pas vizitës së parë të realizuar në vitin 2016, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij Mohammed Buhari dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Nigeri.

Të dy homologët do të diskutojnë zhvillimet ekonomike dhe rajonale dhe do të ndërmarrin hapa për të mobilizuar potencialin e vërtetë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Bisedimet kanë për qëllim nënshkrimin e tre marrëveshjeve mbi hidrokarburet, minierat dhe energjinë.

Vizita e Erdoganit në Nigeri do të ngrejë gjithashtu çështjen e luftës kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO).

Gjatë takimit me Buharin, kërkesa për transferimin e shkollave të FETO-s në Fondacionin Turq Maarif, i cili vazhdon të funksionojë në shtete të ndryshme të Nigerisë, do të jetë gjithashtu një nga pikat e rëndësishme të rendit të ditës.

Ndalesa e fundit e Presidentit Erdogan në turneun e tij në Afrikë do të jetë Togo.

Gjatë kësaj vizite, ku do të shqyrtohen edhe çështjet që do të zhvillojnë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, gjithashtu synohet rritja e tregtisë dypalëshe.

Së bashku me këto vizita të fundit që do të fillojnë më 17 tetor, Presidenti Erdogan do të ketë vizituar 30 vende të ndryshme afrikane gjatë mandatit të tij 19-vjeçar si kryeministër dhe president.

 


Lajme të ngjashme