Mbërrijnë në Uzbekistan vaksinat dhe ilaçet kundër COVID-19 të dërguara nga Turqia

Mëngjesin e së mërkurës mbërritën në Tashkent 200 mijë dozat e vaksinës “Sinovac” dhe 20 mijë ilaçe “Favipiravir” të dhuruara nga Turqia për të mbështetur Uzbekistanin në luftën e tij kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1718930
Mbërrijnë në Uzbekistan vaksinat dhe ilaçet kundër COVID-19 të dërguara nga Turqia

Në dorëzimin e vaksinave të dërguara nga Stambolli në Tashkent me një avion linje të kompanisë ajrore “Turkish Airlines” (THY) ishin të pranishëm zëvendësministri i Parë i Shëndetësisë së Uzbekistanit - Amrulla Inayatov, ndihmëspresidenti i Agjencisë së Mirëqenies Epidemiologjike dhe Shëndetit Publik - Batir Kurbanov, ambasadori i Turqisë në Tashkent - Olgan Bekar dhe zyrtarë të tjerë.

Paketa e ndihmës shëndetësore me 200 mijë doza të vaksinës “Sinovac” dhe 20 mijë ilaçe “Favipiravir” iu dorëzuan autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë të Uzbekistanit.

Në fjalën e rastit, Batir Kurbanov falënderoi popullin dhe qeverinë e Turqisë për ndihmën duke theksuar se 200 mijë dozat e vaksinës antiCOVID dhe 20 mijë ilaçe të dhuruara nga Ankaraja do të japin një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.

Ambasadori Bekar gjithashtu deklaroi se kjo ndihmë është dërguar në shenjë të solidaritetit reciprok mes dy popujve.



Lajme të ngjashme