Koca: Po bëhen përgatitjet për t’i ofruar popullit turk vaksinën vendore TURKOVAC

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se janë duke u përgatitur për t’i ofruar Turqisë vaksinën e re vendase kundër koronavirusit (Covid-19) TURKOVAC.

1719124
Koca: Po bëhen përgatitjet për t’i ofruar popullit turk vaksinën vendore TURKOVAC

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se janë duke u përgatitur për t’i ofruar Turqisëvaksinën e re vendase kundër koronavirusit (Covid-19) TURKOVAC.

Ministri Koca, në një postim në llogarinë e tij në mediat sociale, bëri thirrje për vullnetarë për studimin e dozës së tretë të vaksinës në fjalë.

"Kushdo që ka pasur dy doza vaksine më parë, që nuk ka pasur Covid-19 dhe që është i shëndetshëm midis moshës 18 dhe 59-vjeç, mund të na mbështesë. Preferenca për dozën e tretë është e lirë. Por, nëse zemrat janë në vaksinën vendase TURKOVAC , të paktën 3.000 persona duhet të preferojnë këtë vaksinë."

Në posterin që shoqëron postimin e ministrit Koca zë vend slogani: "Merrni dozën e tretë me vaksinën e zgjedhur, mundësoni që TURKOVAC të hyjë në prodhim masiv."

Ata që duan të marrin dozën e tretë të vaksinës TURKOVAC mund të aplikojnë nga faqja "enabiz.gov.tr" dhe informacion i detajuar mund të merret në numrin e telefonit ALO 184.

Vaksinat do të administrohen në 41 qendra, kryesisht në spitalet e qytetit.

 


Lajme të ngjashme