"Nuk kemi më durim ndaj disa vendeve që janë burimi i sulmeve terroriste kundër vendit tonë”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me sulmet terroriste nga Siria në drejtim të Turqisë, tha: "Ne nuk kemi më durim ndaj disa vendeve që janë burimi i sulmeve terroriste kundër vendit tonë nga Siria."

1718112

Erdogan bëri një deklaratë pas mbledhjes së kabinetit presidencial në Bestepe (Pallatin Presidencial) në Ankara.

“Sulmi i fundit ndaj policëve tanë në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe provokimet që synojnë tokat tona tani e kanë tejmbushur kupën. Ne nuk kemi më durim për disa vende që janë burimi i sulmeve terroriste kundër vendit tonë nga Siria. Ne jemi të vendosur të eliminojmë kërcënimet që dalin nga këto zona, ose së bashku me forcat aktive atje, ose me mundësitë tona”, tha Erdogan.

Në fjalën e tij, Presidenti deklaroi gjithashtu se këtë vit, me punimet e bindjes, ata bënë që 153 anëtarë të organizatës separatiste terroriste të dorëzoheshin tek forcat turke të sigurisë.

Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë turke tha gjithashtu se ata do të vazhdojnë të lartësojnë Turqinë në bazën e investimeve, prodhimit, eksportit dhe punësimit, duke përmirësuar vazhdimisht bilancin e llogarisë së saj rrjedhëse në drejtim të 'tepricës'.

Presidenti Erdogan informoi gjithashtu se emri i Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit është ndryshuar në Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Ai tha gjithashtu se do të krijohet edhe Presidenca për Ndryshimet Klimatike dhe Presidenca e Menaxhimit të Emigracionit.

Lajme të ngjashme