Mustafa Sentop: Eksplorimi i naftës dhe gazit natyror në “Atdheun Blu”, prioritet i Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, deklaroi të hënën se eksplorimi i naftës dhe gazit natyror në “Atdheun Blu” është prioritet i vendit të tij.

1718019
Mustafa Sentop: Eksplorimi i naftës dhe gazit natyror në “Atdheun Blu”, prioritet i Turqisë

Vlerësimi në fjalë i Mustafa Sentop erdhi në hapjen e Asamblesë 21. të Përgjithshme të Zakonshme të Sindikatës së Punëdhënësve të Produkteve të Naftës (PÜİS), mbajtur në kryeqytetin Ankara të vendit.

Sentop u ndal mbi aktivitetet e Turqisë për kërkimin e naftës dhe gazit natyror.

“Ne i japim përparësi eksplorimit të naftës dhe gazit natyror në territoret tona dhe në Atdheun Blu. Edhe pse këto përpjekje të Turqisë shkaktojnë shqetësime, veçanërisht në ato qarqe që nuk e duan forcimin dhe zhvillimin e vendit tonë, ne s'do të bëjmë kompromis lidhur me qëndrim tonë të vendosur për këtë çështje”, theksoi ai duke shtuar: “Historia na tregon se varësia e huaj në burimet e energjisë është një problem mbijetese kombëtare. Për këtë arsye, është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijojmë dhe zbatojmë politika që do të zvogëlojnë varësinë nga jashtë. Unë veçanërisht do të doja të theksoja se vrulli që u nis me parullën «prodhim kombëtar dhe vendas» në çdo fushë, nën udhëheqjen e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan, po vazhdon edhe në fushën e burimeve të energjisë dhe minierave.”

Kryeparlamentari Sentop theksoi se politika kombëtare që Turqia ka shpalosur me doktrinën “Atdheu Blu”, bazuar në të drejtat e saj që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të vënë në dispozicion të kombit burimet energjetike detare dhe për të ndërtuar Turqinë e fuqishme në aspektin e periudhës së ardhshme.



Lajme të ngjashme