Çavusoglu takon homologët e tij nga Sudani dhe Haiti

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu u takua me homologët e tij sudanezë dhe haitianë në Serbi, ku po merr pjesë në 60-vjetorin e themelimit të Lëvizjes së të Paangazhuarve.

1717613
Çavusoglu takon homologët e tij nga Sudani dhe Haiti
cavusoglu-mariam almansoura alsadig almahdi sudan.jpg
cavusoglu-claude joseph.jpg

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu u takua me homologët e tij sudanezë dhe haitianë në Serbi, ku po merr pjesë në 60-vjetorin e themelimit të Lëvizjes së të Paangazhuarve.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter ministri Çavusoglu tha: "Ne e filluam vizitën tonë në Beograd duke vlerësuar marrëdhëniet tona shumëdimensionale me motrën time Maryam Al-Sadiq, ministre e Punëve të Jashtme të Sudanit. Mbështetja jonë për Sudanin do të vazhdojë."

Çavusoglu njoftoi gjithashtu takimin e tij të dytë.

"Ne mbajtëm takimin tonë të dytë në Beograd me ministrin e Jashtëm të Haitit, Claude Joseph. I riafirmuam angazhimet tona për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushat", njoftoi shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu.

 


Lajme të ngjashme