Turqia publikon mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit në lumin Kongo

Ankaraja zyrtare i shprehu ngushëllimet e saj Kongos për aksidentin me varkë, në të cilin humbën jetën dhe u zhdukën mbi 100 persona.

1717356
Turqia publikon mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit në lumin Kongo

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një mesazh ngushëllimi me rastin e kësaj fatkeqësie në shtetin afrikan.

“Ne kemi mësuar me pikëllim të thellë se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe janë zhdukur në një fatkeqësi varke teksa kalonin lumin Kongo, në rajonin Bumba të Republikës Demokratike të Kongos.

U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të atyre që humbën jetën në fatkeqësi dhe qeverisë miqësore të Republikës Demokratike të Kongos”, thuhet në komunikatën e shkruar të MPJ turke.



Lajme të ngjashme