Forcat Ajrore Turke neutralizuan 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Operacioni i suksesshëm është kryer në rajonin Avashin në veri të Irakut, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1717143
Forcat Ajrore Turke neutralizuan 3 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat Ajrore Turke u kanë dhënë një goditje tjetër objektivave të terroristëve të PKK-së në veri të Irakut.

Kjo është raportuar të shtunën nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare në “Twitter”.

Sipas njoftimit të Ministrisë si rezultat i një operacioni ajror që është kryer në rajonin Avashin në veri të Irakut janë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së. 

"Ne do të vazhdojmë t’i rrafshojmë njësh me tokën strofkat e terroristëve”, ka thënë Ministria turke e Mbrojtjes.

 


Lajme të ngjashme