Një ushtar turk u martirizua në zonën operative “Mburoja e Eufratit” në Siri

Deklarata me shkrim e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) thotë se një ushtar u martirizua pas sulmit me raketa nga terroristët në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

1716435
Një ushtar turk u martirizua në zonën operative “Mburoja e Eufratit” në Siri

Një ushtar turk u martirizua në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit” në Siri.

Deklarata me shkrim e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) thotë se një ushtar u martirizua pas sulmit me raketa nga terroristët në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar gjithashtu postoi një mesazh ngushëllimi në llogarinë e ministrisë në “Twitter”.

"Në emrin tim dhe në emër të pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB), uroj mëshirën e Allahut për heroin tonë martir, shpreh ngushëllimet e mia për familjen e tij të pikëlluar dhe kombin tonë fisnik",- shkruan Akar në mesazhin e tij ngushëllues.

Forcat e armatosura turke e kryen operacionin “Mburoja e Eufratit” kundër vatrave terroriste në Siri midis gushtit 2016 dhe marsit 2017.

 


Lajme të ngjashme