Mustafa Sentop do të marrë pjesë në Samitin 7. të Kryetarëve të Parlamenteve të G20-s

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, do të marrë pjesë në Samitin 7. të Kryetarëve të Parlamenteve të G20-s (P20) që mbahet në Itali.

1715160
Mustafa Sentop do të marrë pjesë në Samitin 7. të Kryetarëve të Parlamenteve të G20-s

Mustafa Sentop dhe delegacioni parlamentar shoqërues do të shkojnë nesër në Romë, kryeqytet i Italisë, për të marrë pjesë në Samitin 7. të Kryeparlamentarëve të G20-s.

Ambasadori i Turqisë në Romë, Omer Guçluk, do të shtrojë një darkë për nder të Kryeparlamentarit Sentop dhe delegacionit parlamentar shoqërues.

Sentop do të marrë pjesë në seancën përuruese të Samitit të P20-s, i cili do të mbahet të enjten e 7 tetorit nën kapitullin “Parlamentet për njerëzit, tokën dhe prosperitetin”.

Kryeparlamentari turk, i cili do të mbajë një fjalim në sesionin e titulluar “Zgjidhje për krizat sociale dhe të punësimit të shkaktuara nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19)”, do të takohet me Presidenten e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati dhe Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Italisë, Roberto Fico.

Gjithnjë në kuadër të P20-s, ai do t'u drejtohet të pranishmëve edhe në takimin me titull “Rigjallërimi i rritjes ekonomike në aspektin e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore”, ndërsa më pas do të marrë pjesë në një sesion fotografik me kryeparlamentarët pjesëmarrës në samit.

Më 8 tetor, dita e fundit të vizitës së tij në Itali, Mustafa Sentop do të flasë në sesionin e P20-s me titullin “Qëndrueshmëria dhe siguria ushqimore pas pandemisë”.

Përpara kthimit në Turqi, Sentop dhe delegacioni parlamentar shoqërues do të kenë edhe një takim me përfaqësues të qendrave studimore.



Lajme të ngjashme