TRT World Forum do të mbahet online mes datave 19-20 tetor

Edicioni 5. i Forumit Botëror të TRT-së (TRT World Forum), me temë "Fuqia dhe Paradoksi: Të Kuptojmë Strategjinë e Madhe në Shekullin XXI", do të mbahet nëpërmjet internetit mes datave 19-20 tetor.

1706098
TRT World Forum do të mbahet online mes datave 19-20 tetor

Sipas deklaratës së bërë nga Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT), Forumi Botëror i TRT-së, i cili organizohet që nga viti 2017 në kërkim të zgjidhjeve për problemet kryesore globale të botës, do të mbledhë këtë vit akademikë, organizata joqeveritare, njerëz të opinionit, politikanë, ekspertë dhe gazetarë nga bota.

Në forum, ekspertë me famë botërore do të diskutojnë në 16 sesione temat dhe problemet politike dhe sociale më të rëndësishme të viteve të fundit.

Diskutimet e panelit mbi krizat humanitare globale, politikat e sigurisë ndërkombëtare, kufijtë e fuqisë dhe debatet globale të drejtësisë gjithashtu do të përqendrohen edhe në çështjet që kanë të bëjnë me të gjithë njerëzimin.

Ndërkohë, pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit, Forumit Botëror të TRT-së iu shtua edhe paneli me temë "Kthimi i Talibanëve: Gabimet dhe Mësimet për t'u Nxjerrë".

Ky panel do të mbahet nga ekspertë të fushës dhe do të detajojë situatën aktuale në Afganistan.

Regjistrimi në Edicionin 5. të TRT World Forum mund të bëhet në adresën https://www.trtworldforum.com/trt-world-forum-2021/.



Lajme të ngjashme