Marrëdhëniet Turqi-Poloni në fushën e mbrojtjes do të vazhdojnë duke u rritur

Ambasadori i Turqisë në Varshavë, Cengiz Kamil Firat rikujtoi se marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Polonisë janë vendosur të paktën 600 vjet më parë.

1711048
Marrëdhëniet Turqi-Poloni në fushën e mbrojtjes do të vazhdojnë duke u rritur

Bëhet e ditur se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Poloninë, e cila bleu nga Turqia dronë të armatosur dhe të paarmatosur, do të vazhdojnë duke u rritur.

Ambasadori i Turqisë në Varshavë, Cengiz Kamil Firat, u prononcua për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) nga qyteti Wiroclaw, ku ndodhet për hapjen e konsullatës së nderit.

Firat rikujtoi se marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Polonisë janë vendosur të paktën 600 vjet më parë, ndërsa shtoi se polakët shikojnë pozitivisht në Turqi dhe se të dyja vende kanë shumë të përbashkëta nga aspekti kulturor.

Ai rikujtoi se Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në maj vizitoi Turqinë, ndërsa shtoi se pritet që edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë vitit të ardhshëm të zhvillojë një vizitë në këtë vend.

Ambasadori turk njoftoi se javën e ardhshme ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu dhe më pas edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar do të vizitojnë Poloninë dhe tha se delegacionet parlamentare dhe ato ushtarake po zhvillojnë bisedime të ndara dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve po avancojnë shumë shpejtë.

Firat bëri të ditur se bashkëpunimi me Poloninë, e cila bleu dronë të armatosur “Bayraktar TB2” nga Turqia, po vazhdon edhe në fushën e mbrojtjes dhe tha se “Ky është vetëm një fillim dhe se do të vijë edhe pjesa tjetër”.



Lajme të ngjashme