Erdogan-Putin takohen në Soçi më 29 shtator; Siria, Afganistani e Libia në fokus

Zëdhënësi i Kremlinit (Pallati Presidencial i Rusisë), Dmitry Peskov, njoftoi të hënën se Presidenti Vladimir Putin dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të diskutojnë çështjet e Sirisë, Afganistanit dhe Libisë.

1711114
Erdogan-Putin takohen në Soçi më 29 shtator; Siria, Afganistani e Libia në fokus

Në deklaratën e tij për gazetarët në kryeqytetin Moskë të Rusisë, Dmitry Peskov bëri me dije se po vazhdojnë përgatitjet për takimin ndërmjet Putinit dhe Erdoganit, planifikuar të mbahet në Soçi, më 29 shtator.

“Të dy udhëheqësit gjithmonë do të kenë shumë për të folur. Në rend të ditës do të jenë fillimisht Siria dhe natyrisht Afganistan. Tradicionalisht, do të ketë një shkëmbim të pikëpamjeve mbi Libinë dhe çështje të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, marrëdhëniet dypalëshe gjithashtu do të diskutohen në takimin Putin-Erdogan.

“Janë shumë pika të përbashkëta në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe; puna lidhur me projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike”, shtoi zëdhënësi Peskov.



Lajme të ngjashme