Erdogan: Forcimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë, përparësi në periudhën e ardhshme

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të hënën se forcimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe rritja në maksimum e besimit në gjyqësor dhe vendimet e tij do të jenë përparësia e qeverisë në periudhën e ardhshme.

1711220
Erdogan: Forcimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë, përparësi në periudhën e ardhshme

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk erdhi gjatë ceremonisë së shortit për gjyqtarët dhe prokurorët publikë, mbajtur në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe Kulturës në Bestepe të Ankarasë.

“Që nga viti 2002, ne e kemi mbajtur përherë gjallë vullnetin tonë për reforma në mënyrë që të sjellim drejtësinë në vendin tonë dhe të rrisim standardet e të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, tha ai.

“Sekreti i suksesit të Turqisë në drejtësi dhe zhvillim është se shteti ecën së bashku me kombin dhe rinovon vazhdimisht veten gjatë rrugës”, vlerësoi Erdogani.

“Forcimi i funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe rritja në maksimum e besimit në gjyqësor dhe vendimet e tij do të jenë përparësia jonë në periudhën e ardhshme”, theksoi presidenti turk.

Ai bëri me dije gjithashtu se komisionet e paqes do të funksionalizohen së shpejti në çdo provincë të vendit.

“Kështu, ne synojmë të prezantojmë një zgjidhje që redukton ngarkesën e gjyqësorit në sistemin tonë të drejtësisë”, saktësoi Erdogani.

Lideri turk u kërkoi kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë që mos lejojnë humbjet e të drejtave të asnjë qytetari, pavarësisht nga besimi, pozita, origjina ose identiteti i tij/saj.



Lajme të ngjashme